Çifliku i Gurrëzës
Appearance
Çiflik i Gurrëzës
Κάτω Παλαιοκκλήσι | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Çefliqot ose Çifliqot |
Çiflik i Gurrëzës (greqisht: Κάτω Παλαιοκκλήσι/Káto Palaiokklísi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Τσιφλίκι Γκούρζα/Tsiflíki Gkoúrza.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Çifliku i Gurrëzës kufizohet me Gurrëzën, nga jugu me Sollopinë, nga lindja me Ravostivën, nga juglindja me Gollain dhe nga perëndimi me Picarin.
Toponimet të fshatit Çiflik i Gurrëzës:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]
- Ar’ e Lelos - arë, në P.
- Ar’ e Prifte - arë, në P.
- Ar’ e Qirko Tushes – arë, në J.
- Ar’ e Stavro Llollit – ara, në P.
- Bregu i Lalos - breg, në P.
- Burima e Çeflikut - burim, në V.
- Gërmadhat - ara ,në P.
- Klisha e Çeflikut - kishë në një kodër me pyll, në V.
- Kondizma e Qafës Sotiros – kondizmë, Aty me 6 gusht të çdo viti bëhet panair.
- Kroi i Xhavellës - krua, në J.
- Llak e Kokomares - pyll me përall, mare, sqinde, shkoza etj..në V. Në këtë vend u vra pabesisht nga grekët atdhetari trim Koç Karai nga Gurrëza (nga Çifliku i Gurrëzës) sepse gjithë jetën punoi për çështjen shqiptare, kundër politikës shoviniste greke.
- Prroi Gërmadhës – përrua, në P.
- Prroi Pillit Vjetër – përrua, në J.
- Qaf’ e Sotiros - qafë mali nga ku kufizohet ky fshat me Gollain, në JL.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati ishte dhe ende është e banuar vetëm nga popull shqipfolës ortodokse.
Familjet në fshatin Çiflik i Gurrëzës:[3]
Borodhimenj, Fotenj, Karai, Kilenj, Kulenj, Shokolenj.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Tsiflíki Gkoúrza – Káto Paliokklísion
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 35. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Mahmut Hisni Alushi, 50 vjeç, nëpunës, me arsim 7 vjeçar, nga fshati Gurrëz i Filatit, sot banon në Rrogozhinë, Rrogozhinë, më 30.Maj.1973.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 35.